Sporti

LAJMI I FUNDIT: Juventusi arrin akordin me De Ligt, 12 milionë euro në sezon

06/26/2019 23:54
nga:M K

Juventusi ka bërë një hap të madh drejt blerjes së super-yllit të Ajaxit, Matthijs De Ligt.

Mbrojtësi i Ajaxit, ka qenë i shumëkërkuar nga skuadrat elitare evropiane, pas paraqitjeve fenomenale me holandezët në edicionin e kaluar të Ligës së Kampionëve, por si duket kampionati italian pritet të jetë destinacioni i tij i radhës, shkruan GazetaBlic.

Ka qenë gazetari i mirënjohur i sportit, Fabrizio Romano, i cili ka konfirmuar se drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë arritur marrëveshje personale me futbollistin, ku anëtari i “tulipanëve” do të përfitojë hiç më pak se 12 milionë euro në sezon, tetë plus katër bonuse.

Marrëveshja është e vlefshme deri në verën e vitit 2024, kurse klauzola e largimit raportohet të jetë afro 150 milionë euro.

/GazetaBlic/

07/22/2019 16:20

Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019: Përfundon gara për tenisjeret nga Kosova