Lajme

LAJMI I FUNDIT: Isa Mustafa mbledh urgjent partinë, pritet përgjigjia ndaj Albin Kurtit

03/18/2020 15:29
nga:Gazeta Blic

Pas shkarkimit të Agim Veliut nga detyra e Ministrit të Brendshëm, Isa Mustafa ka mbledhur urgjent parinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mësohet se në këtë takim të LDK-së, janë pjesë Kryetari Isa Mustafa, Nënkryetari Agim Veliu, Kujtim Shala e të tjerë.

Mustafa edhe më herët reagoi për shkarkimin e Veliut.

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, përmes një statusi në facebook, sërish ka shprehur mospajtimin e tij me vendimin e kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Adminstratës Publike, Agim Veliu.

Mustafa ka thënë se për një vendim të tillë nuk ishte konsultuar nga Kurti, ani pse në bazë të marrëveshjes së koalicionit qeveritarë, një gjë e tillë ishte e specifikuar.

“Për mua dhe LDK-në është i papranueshëm shkarkimi i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu.Kjo është shkelje e Marrëveshjes së koalicionit. Me marrëveshje kemi përcaktuar se ministrat mund të shkarkohen nga Kryeministri në konsultim me Kryetarin e subjektit politik me të cilin është bërë koalicioni, bazuar në një arsyetim që e pranon Kryetari i LDK-së”, ka shkruar Mustafa.

Mustafa tutje i ka kërkuar Kurtit që të anuloj vendimin dhe se arsyetimet e Kurtit për shkarkimin e Veliut, nuk i pranon dhe po ashtu te bej heqjen e takses.

“Kërkoj nga Kryeministri të anuloj vendimin për shkarkimin e z. Veliu dhe të merr vendim per heqjen e taksës deri në fund të javës.Veprimet e njëanshme të Kryeministrit janë të dëmshme dhe të papranueshme dhe qojnë në prishje të koalicionit. IM”, ka përfunduar Mustafa.

Në media u raportua se Vjosa Osmani ishte te Kurti para shkarkimit të Veliut, flet kryetarja e Kuvendit

03/30/2020 19:13

Mustafa: Diskursi politik për gjak, tradhti, puç, grushtet, vëllavrasje…, është kulmi i sjelljes së individëve të papërgjegjshëm