Lajme

Lajmi i fundit: Irani identifikon 35 caqe amerikane për t’i sulmuar pas vrasjes së Soleimanit

01/04/2020 19:10
nga:Gazeta Blic

Irani do t’i ndëshkojë amerikanët kurdo që janë brenda fushëveprimit të Republikës Islamike si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së komandantit ushtarak Qassem Soleimani, ka cituar agjencia e lajmeve “Tasnim” një komandat të lartë të Gardës Revolucionare të ketë thënë.

Gjenerali Gholamali Abuhamzeh, komandant i Gardës në provincën jugore të Kermanit, ka përmendur edhe sulmet e mundshme ndaj anijeve në Gji, raporton Reuters.

Irani rezervon të drejtën për t’u hakmarrë ndaj SHBA-së për vdekjen e Soleimanit, tha ai në komentet e bëra të premten mbrëma që u raportuan të shtunën nga Tasnim-i, transmeton Koha.net.

“Ngushtica e Hormuzit është pikë vitale për Perëndimin dhe një numër i madh i anijeve shkatërruese e anijeve luftarake amerikane kalojnë atje… janë identifikuar nga Irani caqe jetike amerikane në rajon shumë kohë më parë… rreth 35 caqe amerikane në rajon dhe në Tel Aviv janë brenda fushëveprimit tonë”, tha ai.

Kreu i forcës elitare të Gardës Revolucionare të Iranit, Gjenerali Qassem Soleimani, është vrarë nga forcat amerikane në Irak.

Gjenerali Soleimani ishte duke udhëtuar me makinë për në aeroportin e Bagdadit, së bashku me forcat lokale të mbështetura nga Irani, kur ai u godit nga një sulm ajror amerikan.

04/19/2020 15:47

Zyrtari i VV-së: I pranuam testet nga Serbia, pasi na e kërkuan amerikanët!