Cult

LAJMI I FUNDIT: I burgosuri në Dubravë kryen vetëvrasje, ShKK-ja thotë se janë të habitur!

08/07/2020 10:19
nga:N.K

Shërbimi Korrektues i Kosovës, mëngjesim e sotëm, ka njoftuar se sot rreth orës 07:30 në Qendrën Korrektuese Dubravë, i burgosuri me inicialet E.SH, është gjetur i vetëvarur në krevatin e tij në lartësi 1.5 metër, shkruan GazetaBlic.

Sipas ShKK-së, personi në fjalë ishte i dënuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Njoftimi i plotë:

Njoftim nga Shërbimi Korrektues i Kosovës

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 07:30 në Qendrën Korrektuese Dubravë, i burgosuri me inicialet E.SH, është gjetur i vetvarur në krevatin e tij në lartësi 1.5 metër.

I njëjti në dhomë ishte i vetëm dhe për të kryer vetvarjen ka përdorur shtratin e tij të dhomës.

Kjo mënyrë e aktit të vetvarjes është mënyrë e paparë deri më tani për organet e SHKK-së , pasi që ato në rastet tjera kanë ndodhur kur akti i vetverjes është kryer në lartësi më të madhe , por kjo nga krevati me një lartësi me pak se 1.5 metër është shumë habitshme.

SHKK do të punoj shumë ngushtë me organet tjera relevante që të zbuloj të gjitha arsyet e kësaj ngjarje.

Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë ai ka ndërruar jetë.

Personi në fjalë ishte i dënuar për veprën penale: Vjedhje e rend.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar.

Njoftim nga Shërbimi Korrektues i Kosovës Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës…

Publiée par Shërbimi Korrektues i Kosovës sur Vendredi 7 août 2020

02/25/2020 20:28

Mesazhi i Florent Kajtazit nga Burgu i Dubravës: Duajeni familjen, ikni nga veprat e këqija