Lajme

Lajmi i fundit || Hashim Thaçi i shkruan letër Albin Kurtit: Të mblidhet menjëherë Këshilli i Sigurisë

03/17/2020 17:49
nga:Gazeta Blic

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar kërkesë kryeministrit Albin Kurtit për të thirrur mbledhje të Këshillit të Sigurisë.

Në njoftimin e bërë për media, i pari i shtetit ka kërkuar që këshilli i sigurisë të mblidhet sot në ora 20:00.

Kërkesa tashmë i është dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili sipas ligjit është i obliguar të thërras Këshillin.

Në këtë këshill pritet të vendoset për masa të reja kundër pandemisë së koronavirusit.

Edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka kërkuar masa të reja kundër koronavirusit.

Reagimi i plotë i Mustafës:

Situata me Coronavirusin duhet te menaxhohet maksimalisht nga institucionet e vendit dhe nga vet qytetarë dhe bizneset.

S’munden vetëm mjekët.

Sot, si kurrë më parë, është koha që institucionet e Kosovës parreshtur të komunikojnë mes veti. Presidenti, Parlamenti, Qeveria.
S’duhet humbur kohë.

Paniku te qytetarët dhe bizneset evitohet, veç kur i shohin se po punojnë bashk ata që po kërkojnë me arsye disiplinë nga çdo subjekt.
Duhet të veprohet sa më shpejt edhe me gjendje të jashtëzskonshme, sepse po përballemi me një fatëkeqësi e cila po shpërndahet në tërë territorin e Kosoves. Pse të pritet më shumë. Kushtetuta ka folë qartë!

Ajo që po vërehet është se deri sot Virusi po shpërndahet në proporcion aritmetik, në ditët në vijim mund të kemi propocione gjeometrike prandaj duhet të sillet nën kontroll. IM

OBSH ndan 7 milion euro për Kosovën në ”luftën” kundër Koronavirusit

03/17/2020 20:31

Mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare