Lajme

LAJMI I FUNDIT: Gjashtë persona dhe dy kamion që transportonin materialin zgjedhor ndalohen në Merdarë

01/15/2022 00:51
nga:Gazeta Blic

Gjashtë persona janë ndaluar në pikëkalimin kufitar në Merdarë, si dhe janë ndaluar dy kamionë, të cilët po transportonin materialin zgjedhor për referendumin e paralajmëruar të Serbisë.

Burime të Klankt kanë konfirmuar se këta persona, në mesin e tyre edhe zyrtarë të Komisionit Zgjedhorë, vetëm janë ndaluar, por nuk janë të arrestuar.

Në ndërkohë, e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se pjesëtarë të Policisë së Kosovës e kanë arrestuar sonte, rreth orës 22:30, koordinatorin e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi, Marko Jankoviq, në pikën kufitare në Merdarë.

Detaje ekskluzive brenda takimit Osmani- Kurti- Konjufca me QUINT-in: Si ndodhi “përplasja” për referendumin e Serbisë?!