Lajme

LAJMI I FUNDIT: Futen në grevë të paraburgosurit në Prishtinë

04/20/2020 10:40
nga:Gazeta Blic

Mbi 200 persona që mbahen në paraburgim në Qendrën e Paraburgosjes në Prishtinë, nga sot kanë hyrë në grevë.

Kështu i ka thënë Gazetës Blic në kushte anonimiteti një i paraburgosur.

Këta të paraburgosur po kërkojnë që të pezullohet masa e paraburgimit deri në përfundimit të pandemisë së koronavirusit.

”Nga sot, më shumë se 200 të paraburgosur kemi hyrë në grevë. Ne po kërkojmë që të pezullohet masa e paraburgimit ose të na vendoset masa e arrestit shtëpiak deri në kalimin e pandemisë së koronavirusit”, tha për Gazeta Blic ky i paraburgosur.

Të paraburgosurit nuk do të dalin nga greva pa u realizuar kërkesat e tyre dhe pa marrë një përgjigje nga ana e presidentit, gjykatës dhe nga Ministria e Drejtësisë.

”Gati tash e dy muaj na janë ndalu vizitat nga familjarët. Kemi mbetur edhe pa rroba dhe pa gjëra tjera të domosdoshme”, tha ky i paraburgosur nga Gazeta Blic.

 

08/04/2020 18:18

​Njerëzit mund të transmetojnë koronavirusin te macet dhe qentë