Sporti

LAJMI I FUNDIT| Feronikeli godet në merkato, transferon sulmuesin brazilian

08/12/2020 20:16
nga:Mergim Rreci

Feronikeli ka njoftuar se i është bashkuar edhe një Brazilian në radhët e veta.

Bëhet fjalë për sulmuesin Marclei Cesar Chaves Santos, i cili sot ka firmosur me klubin për të ju bashkuar objektivave të klubit tanë.

Marclei është i lindur më 8 qershor 1989 në Bahia të Brazilit, është i gjatë 185cm, me pozitën natyrale të tij në qendër të sulmit.

Sulmuesi më parë ishte pjesë e skuadrave braziliane, si: Viktoria, Boa, ai ishte pjesë edhe e Mitra Kukar në Indonezi dhe Chonburi FC në Tailandë. Ai në FC Feronikeli vjen pas skuadrës braziliane, Bahia de Feira, shkruan faqja zyrtare e Feronikelit, transmeton GazetaBlic Sport.