Mario Ilievski është në një formë të shkëlqyer tek skuadra e Prishtinës në Superligën e Kosovës, por ka shanse konkrete që sulmuesi shumë shpejt të bëjë hap të madh në karrierë, duke u transferuar në Turqi.
Ilievski shënoi në barazimin ndaj Ferizaj të dielën, që ishte goli i tij i gjashtë këtë vjeshtë.
Mediumi maqedonas, Sportsport ka mësuar se ndeshjen e Prishtinës me ekipin e Malishevës e ka ndjekur personalisht njëri prej ndihmëstrajnerëve të Antalyasporit, Erol Bulut, i cili është i interesuar drejtpërdrejt për shërbimet e Ilievskit.
Antalyaspor është një ekip që e shohin Ilievskin si një zgjidhje për problemet e tyre me shënimin e golave.
/GazetaBlic Sport


