Lajme

Lajmi i fundit: Edhe një hetues i krimeve ekonomike arrestohet nga IPK

02/05/2020 23:56
nga:Gazeta Blic

Inspektorati Policor i Kosovës e ka arrestuar edhe një hetues tjetër policor, poashtu nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike.

Merret vesh se arrestimi i tij ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare, raporton Gazeta Blic.

Arrestimi i tij vjen vetëm pak kohë pas arrestimit të hetuesit të lartë të Krimeve Ekonomike, Lavdim Osmani.

Burime të GazetaBlic brenda Inspektoratit Policor të Kosovës konfimrojnë se polici Osmani, është arrestuar në flagrancë.

Mbi 1 mijë euro, ishte shuma e parave të cilën do ta merrte hetuesi policor.

Arrestimi i tij ishte realizuar nga IPK.

Hetuesi policor dyshohet se u arrestua duke marrë ryshfet!

 

06/03/2020 23:03

Ndodhi edhe kjo: Deputetja e PDK-së kundër Hashim Thaçit, kërkon lirimin e aktivistit të Vetëvendosjes