Lajme

Edhe Isa Mustafa kundër Albin Kurtit, vetëm 2/3 e deputetëve kufizojnë lirinë e lëvizjes

03/24/2020 00:01
nga:Gazeta Blic

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa i ka dalë kundër Albin Kurtit, për kufizimin e lirisë së lëvizjes së qytetarëve.

Ai ka shrkuar se “vendimin për kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, mund ta marrin vetëm dy të tretat e deputetëve dhe jo Qeveria”, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, qeveria ta rishqyrtoj vendimin e saj dhe t’i drejtohet Kuvendit.

Reagimi i plotë:

Vendimin për kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, mund ta marrin vetëm dy të tretat e deputetëve dhe jo Qeveria.

Ndryshe shkelet Kushtetuta, pa marrë parasysh kush janë ata që kanë votuar dhe në çfarë rrethana.

Prandaj qeveria do duhej ta rishqyrtojë vendimin e saj dhe karshi gjendjes së krijuar ti drejtohet Kuvendit. IM

Ndrushe, vendimin e kryeministrit Kurti më herët e kundërshtoi edhe presidenti Thaçi.

Ai madje ka ftuar qytetarët mos ta respektojnë një vendim të tillë.

Thaçi fton qytetarët dhe policinë: Mos e zbatoni këtë vendim antikushtetues të Qeverisë Kurti

 

06/03/2020 21:38

Hashim Thaçi “provokon” Albin Kurtin: Sot, e futi “bishtin nën shalë”