Sporti

LAJMI I FUNDIT: Drita ndërpret bashkëpunimin me sulmuesin brazilian

11/16/2019 16:42
nga:M K

Kampionia e edicionit 2017/2018, Drita e Gjilanit, ka ndërperë bashkëpunimin me sulmuesin e majtë, brazilianin Cardoso.

Anësori erdhi në formë huazimi nga Partizani i Tiranës, por që nuk arriti asesi t’i plotësojë pritshmëritë, me ç’rast të dyja palët u bindën se opsioni më i mirë është ndërprerja e bashkëpunimit, shkruan GazetaBlic.

Kështu ka konfirmuar para pak çastesh klubi nga Anamorava, përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Facebook”.

Më poshtë postimi i plotë:

Ndërprehet bashkëpunimi me Lucas Cardoso!

Klubi jonë ka ndërpre bashkëpunimin me sulmuesin e krahut të majt Lucas Cardoso!

Cardoso erdhi në formë huazimi nga Partizani i Tiranës, por që nuk arriti të adaptohet në ekipin tonë dhe me marrëveshje të dyanshme palët janë dakorduar që ta ndërprejnë bashkëpunimin!

Klubi jonë i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës Cardosos!

Good luck Lucas!

FC DRITA⚪️?

06/28/2020 16:39

Formacionet zyrtare: Drita – Dukagjini