Sot në orën 14:30, do të ketë një takim vendimtar në Barcelonë në lidhje me të ardhmen e Koeman.
Gjëja më e rëndësishme që do të duhet të diskutohet është nëse ka fonde për ta shkarkuar atë dhe për të sjellë një menaxher të ri, përcjell GazetaBlic Sport.
Humbja e mbrëmshme nga Benfica ka ndikuar jashtëzakonisht keq edhe tek tifozët, të cilët kërkojnë me urgjencë largimin e tij nga stoli.
Duket se paraqitjet në kampionat dhe ky turpërim që pësuan ndaj Benfikës në Champions me rezultatin 3-0 pritet të jetë fatale për teknikun holandez i cili duket më shumë se kurrë drejt largimit nga skuadra e Barcelonës.
Gjithçka do të vendoset më së largu deri në orën 15:00.
/GazetaBlic Sport/


