Sporti

LAJMI I FUNDIT: Arrihet marrëveshja mes Barcelonës dhe Lautaro Martinez

03/25/2020 11:14
nga:M K

Barcelona duket të ketë arritur marrëveshje me futbollistin e Interit, Lautaro Martinez.

Sipas “Tuttosport”, katalunasit kanë arritur që ta bindin argjentinasin për një kalim eventual në “Camp Nou”, përcjell GazetaBlic.

Ndërkaq tani, u mbetet vetëm skuadrave të akordohen ose jo për shitjen e tij.

Interi nuk ka dhënë ndonjë deklaratë lidhur me këtë, megjithëse klauzola e largimit që aktivizohet në korrik është 111 milionë euro.

Momentalisht futbolli është në plan të dytë, prandaj edhe duhet pritur fundin e këtij edicioni që po kalon nën hijen e koronavirusit.

Merkato e verës gjithashtu mund të ndryshojë, për shkak se shumica e kampionateve pritet të mbyllen në fund të Korrikut, kurse lojtarëve kontratat u skadojnë në Qershor.

/GazetaBlic/

03/28/2020 11:44

Lautaro i thotë po Barcelonës, Interi kërkon 150 milionë euro