Sporti

LAJMI I FUNDIT: Ardian Limani, i Dritës deri më 2022

05/30/2020 20:06
nga:M K

Kapiteni i Dritës, Ardian Limani do të vazhdojë të qëndrojë edhe më tutje te “bardhë e kaltërit”.

Qendërmbrojtësi ka vazhduar kontratën me lindorët deri në vitin 2022, teksa këtë e ka zyrtarizuar para pak çastesh vetë klubi përmes një komunikate në rrjetin social “Facebook”, përcjell GazetaBlic.

Drejtori Fetih Murseli është shprehur tejet i lumtur me këtë arritje të marrëveshjes, teksa e konsideron Limanin si një nga shtyllat kryesore të skuadrës drejt objektivave të tyre për këtë edicion dhe projektin e së ardhmes gjithashtu.

Më poshtë edhe postimi i para pak çasteve:

Blindohet KAPITENIKapiteni yne ARDIAN LIMANI ka vazhduar bashkepunimin me klubin tone dhe keshtu do te jete me ne deri…

Publiée par Drita FC sur Samedi 30 mai 2020

/GazetaBlic/

06/28/2020 16:39

Formacionet zyrtare: Drita – Dukagjini