Lajme

Anulohet mbledhja e Bordit të Telekomit, vazhdon e tensionuar mbledhja e Bordit të Postës

04/10/2020 14:53
nga:Gazeta Blic

Para pak minutash është anuluar mbledhja e Bordit të Telkomit të Kosovës.

Kështu ka mësuar Gazeta Blic nga burime brenda kësaj ndërmarrjeje publike

Sipas këtij burimi, kjo mbledhje dështoi për shkak se nuk kishte kuorum, derisa është duke vazhduar mbledhja e Bordit të Postës.

“Mbledhja e Bordit të Postës është mjaft e tensionuar”, tha ky burim.

Para pak minutash, Gazeta Blic raportoi duke u thirrur në burime se për shkak të rrezikut që të eskaloj situate në mbledhjet e bordit, ishte ftuar edhe policia.

Për sot ishte paralajmëruar shkarkimi i menaxhmentit të Telekomit dhe Postës.

Në vazhdim mund ta ndiqni më shumë detaje:

Policia rrethon Valan dhe Postën, Bordi i ri kërkoi “përforcime”