Sporti

LAJMI I DITËS: Ëndrra e Liverpoolit quhet ‘Neymar’

12/14/2019 13:07
nga:M K

Lideri aktual i Premier Leagues është në kërkim të një sulmuesi.

Sipas asaj që shkruan ESPN, Liverpool është në kërkim të një sulmuesi dhe tanimë ka shtuar interesimin për yllin e PSG-së, Neymar.

Braziliani tash e një kohë të gjatë është i lidhur me një largim nga Parisi, por që ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën e tij.

Shumë skuadra të mëdha evropiane kanë qenë të interesuara për të, siç është Barcelona apo Real Madridi.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në afatin kalimtar të verës, i cili pritet të jetë njëri nga më të nxehtit viteve të fundit.

02/04/2020 23:02

Të rinjtë e Liverpoolit triumfojnë minimalisht përballë Shrewsburyt