Lajme

LAJMI I FUNDIT || Këto vende ka rrezik të përmbyten në Kosovë

12/01/2017 12:16
nga:F.B

Përderisa po përballemi me reshje të vazhdueshme të shiut, Instituti Meteorologjik i Kosovës në vazhdimësi po bënë matjet dhe po konstaton se cilat janë vendet që ka mundësi të rrezikohen nga përmbytjet.

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, me anë të një prononcimi për “GazetënBlic”, ka treguar se reshjet e shiut në Kosovë do të vazhdojnë me po këtë intensitet siç edhe janë tani.

Ai ka thënë se sasitë e reshjeve të shiut tani janë 50 litra për metër katrorë, për masën mesatare në të gjithë territorin.

“Më shumë ka pas në hyrje të regjistruara, edhe në qendër në Prishtinë, diku 57 litra për metër katrorë, kështu që ka rrezik për përmbytje, por në vende të ulëta, pra vetëm në vende të ulëta” – ka thënë Aliu.

Sot në disa vende të Kosovës është raportuar se janë përmbysur disa zona dhe janë bllokuar disa rrugë si pasojë e ngritjes së nivelit të ujit të lumenjve që ka ardhur nga reshjet e mëdha të shiut.

Ndërkohë, Shqipëria po përballet me përmbytje të mëdha për shkak të reshjeve të mëdha të shiut. / © GazetaBlic /

12/10/2017 13:18

Xhemajli numëron shkelet e drejtave të njeriut në Kosovë