Geek

Lajmet e rreme ndikojnë në rënien e interesimit për Facebook

06/14/2018 16:41
nga:D.I

Shumë njerëz po kalojnë nga Facebook në forume të mbyllura si WhatsApp për të diskutuar lajmet e përditshme, pasi ata shqetësohen për privatësinë, lajmet e rreme dhe “atmosferën e helmuar” në të cilën diskutohet në atë platformë, tregon një studim i publikuar sot nga Instituti i Reuters për Studime të Gazetarisë.

Raporti i fundit mbi lajmet digjitale nga Instituti Reuters ka treguar se ka një rënie në përdorimin e lajmeve nëpërmjet Facebook-ut, sidomos në mesin e të rinjve, të cilët preferojnë të kthehen në WhatsApp, Instagram dhe Snapchat, transmeton KosovaPress.

“Njerëzit po bëhen pak të mërzitshëm me Facebook,” tha autori kryesor i studimit Nick Newman për Fondacionin Reuters Thomson.

Facebook është ende rrjeti më popullor i lajmeve sociale me 36 për qind të përdoruesve javën e kaluar, por humb preferencën e tij ndaj aplikacioneve të tjera, sidomos WhatsAppit, i cili ka trefishuar popullaritetin si burim i lajmeve për katër vitet e fundit me 15 për qind.

06/18/2018 13:43

Deputetët e PSD-së ka muaj që u ndan nga Vetëvendosje, por në rrjetet sociale ende figurojnë si të jenë pjesë e saj