Lajme

“Lajmërohet” Vjosa Osmani pas zhvillimeve politike: Thërret konferencë për media

04/30/2020 20:57
nga:Gazeta Blic

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka paralajmëruar një konferencë për media për ditën e nesërme, raporton Gazeta Blic.

Kjo konferencë për media, vjen pas zhvillimeve të fundit politike, ku presidenti Thaçi ia ka dhënë mandatin Avdullah Hotit të LDK-së.

Konferenca është paralajmëruar për nesër nga ora 12:00, ndonëse nuk jepen detaje se për çka bëhet fjalë.

Njoftimi i plotë:

Kryeparlamentarja Osmani të premten mbanë konferencë për media

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, të premten, më 1 maj 2020, mbanë konferencë për media.

Koha: 12:00

Vendi: Oborri i Kuvendit (hyrja e deputetëve – holli i Kuvendit)

Jeni të mirëseardhur!​

Hoti pas dekretimit nga Presidenti: Asnjë shkronjë e Kushtetutes nuk do të cënohet!

 

05/31/2020 12:51

Isa Mustafa flet për emrat e ministrave të Qeverisë Hoti