Lajme

“Lajmërohet” më në fund edhe Kadri Veseli: Një vendim i pritur nga ana e Gjykatës Kushtetuese

05/29/2020 11:44
nga:Gazeta Blic

Më në fund ka reaguar edhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, raporton Gazeta Blic.

Ai ka theksuar se ky ka qenë një vendim i pritur, “i cili në bazë ka vitin 2014 kur VLAN tentoi ta deformonte vullnetin qytetar”.

“LVV tashmë është brenda skenarit të saj të paramenduar. Dëshiroi ta evitonte mundësinë për të qeverisur, me shpresë se do të përfitonte më shumë duke manipuluar me emocionin qytetar”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Një vendim i pritur nga Gjykata Kushtetuese, i cili në bazë ka vitin 2014 kur VLAN tentoi ta deformonte vullnetin qytetar.

Refuzimi i LVV-së për ta dërguar te Presidenti i vendit, për herë të dytë, emrin e mandatarit për Kryeministër, ka imponuar këtë vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese.

LVV tashmë është brenda skenarit të saj të paramenduar. Dëshiroi ta evitonte mundësinë për të qeverisur, me shpresë se do të përfitonte më shumë duke manipuluar me emocionin qytetar.

Tani, demokracia e Kosovës është në momente vendimtare, ashtu siç është edhe e ardhmja e shtetit.

Nenad Rashiq: Qeveria Hoti do të jetë e dobët dhe afatshkurtër

06/11/2020 21:16

Rexhep Selimi: Gjykata Kushtetuese është gjykatë e Thaçit