Lajme

Lajmërohet Lutfi Haziri, ka disa fjalë pas deklaratave skandaloze të Shkumbin Mehmetit!

01/12/2018 22:08
nga:M H

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri thotë se drejtësia në vend është e vonuar. Duke folur për deklaratat e Shkumbin Mehmetit, i cili pretendon se di emrat e vrasësve të disa prej veprimtarëve të kësaj partie, Haziri fton organet e rendit të merren me rastin duke kërkuar që të mos amnistohen urdhërdhënësit e vrasjeve.

Lutfi Haziri thotë se organet e rendit duhet të zbardhin rastin e vrasjeve të zyrtarëve të LDK’së, të cilët kujton se janë shpallë martirë e heronjë në vend.

Kërkon drejtësi të plotë dhe siç thotë mos amnistim të urdhërdhënësve.

“Urdhërdhënësit nuk duhet të amnistohen sepse tendenca edhe në emisionin e mbrëmshëm edhe në emisione tjera edhe në këto zhvillime politike po shohim që ka një lloj amnistie dhe për adresa të reja. I njëjti televizion para dy vitesh ka proklamu se vrasësi i Xhemajl Mustafës është në Kuvend ndërsa dëshmitari mbrëmë doli se grupi kriminal i pa autorizum dhe pa adresë e merr autorësinë e vrasjes së një njeriu që është përtej një partie politike”, tha Haziri për televizionin publik.

“Në parim unë si nënkryetar i LDK’së dhe njeri i Kosovës deklaratave të njerëzve të inkriminum në krim dhe njerëzve që janë pjesëmarrës të krimeve dhe njerëzve që janë të dënum për krime nuk ju besoj. Nuk ju besoj në parim. Por nëse tendenca është me u zbardh krimi dhe tendenca është me zbardh krimin dhe me dëshmu për një grup të organizum dhe një grup që ka vepru në emër të dikujt në Kosovë atëher është çështje e prokurorisë dhe Gjykatës Speciale me u marrë me të”, theksoi ai.

Shkumbin Mehmeti,të enjten mbrëma në “Klan Kosova” tronditi opinionin me deklaratat e tij se e di kush i ka kryer disa nga vrasjet më të bujshme të pas luftës.

 

 

05/21/2018 12:33

Shkaktari i mungesës së liberalizimit të vizave, sipas Hotit është Kryeministri Haradinaj