Lajme

Lajmërohet Jakup Krasniqi, ja çka thotë për demarkacionin

12/05/2017 16:18
nga:anonymous1000144531

Kryetari i Këshillit Kombëtarë të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka thënë se është normale që Mali i Zi mos  ta përfillë raportin e Bulliqit për shënjimin e vijës kufitare, kur i njëjti nuk përfillet nga liderët shtetërorë në Kosovë.

Ai ka thënë se një gjë të tillë nuk ka pse ta përfillë Mali i Zi, i cili nga kjo marrëveshje ka fituar tokë.

Postimi i plotë i tij:

Kur njeriu dëgjon e lexon në Kosovë se “Mali i Zi s’e bën hesap raportin e Shpejtim Bulliqit”,se ashtu po thotë Podgorica zyrtare, të bënë edhe të qeshesh edhe të qash?!

Pse?

Se raportin e Komisionit Bulliqi, ka kohë që nuk janë duke e bërë hesape, krerët më të lartë, të sotshëm e të djeshëm të Kosovës, madje të njëjtën gjë janë duke e bërë edhe zëdhënësit e tyre në çdo pore të jetës sonë, zyrtare e mediale. Pse mos ta bëjë politika zyrtare e Malit të ZI, që ka fituar territor të ri?!

Po, Mali i Zi ka fituar territor të ri pas plotë 71/72 viteve (1945/46)?! A thua kjo ndodhi vetëm për shkak të padijes sonë?

Nëse kjo është rezultat i padijes sonë, ndoshta na falët?

11/20/2019 16:00

VV-ja paralajmëron hetim ndaj Komisionit të Murat Mehës, atij nuk i bën përshtypje një gjë e tillë