Lajme

‘Lajmërohet’ Hashim Thaçi: Sonte në ora 20:00, kam kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë- shkak situata pas shfaqjes së COVID-19

03/17/2020 18:52
nga:Gazeta Blic

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka treguar që për sonte e ka ftuar Këshillin e Sigurisë, raporton Gazeta Blic.

“Sonte në orën 20:00, kam kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për të biseduar për gjendjen dhe masat që duhet të ndërmerren për të luftuar në mënyrë më efikase pandeminë e virusit COVID-19”, ka shkruar ai.

I pari i vendit ka kërkuar që të repsktohen me përpikëri të gjitha udhëzimet e institucioneve.

Njoftimi i plotë:

Sonte në orën 20:00, kam kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për të biseduar për gjendjen dhe masat që duhet të ndërmerren për të luftuar në mënyrë më efikase pandeminë e virusit COVID-19.

Në këto momente jo të lehta duhet t’i respektojmë në përpikëri të gjitha udhëzimet e institucioneve të Republikës së Kosovës. HTH

Një pjesëtar i FSK-së futet në karantinë, vëllai i tij është i infektuar me koronavirus

04/01/2020 15:19

Koronavirusi kërcënon edhe kur jeni në gjumë! Shumica janë infektuar në këtë mënyrë, as që e kanë ditur