Lajme

‘Lajmërohet’ Haki Abazi: Grenell ka mundësi të mos e ketë parë marrëveshjen e Vuciqit dhe Thaçit

03/27/2020 22:41
nga:Gazeta Blic

Zëvendëskryeministri i qeverisë në detyrë, Haki Abazi, ka mbrojtur kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, duke thënë se ky i fundit do ta heqë taksën ashtu siç ka premtuar.

Kjo erdhi si rezultat i deklaratës së emisarit të posacëm të presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, i cili tha në Pressing se Kurti e ka shikuar në sy dhe i ka thënë se do ta heqë taksën.

“Kurti nuk ka bërë asnjë gjë ndryshe përvec asaj që ka bërë në fushatë elektorale, ne do ta heqim taksën 100%, në secilin takim Kurti ka thënë pas heqjes së taksës do të vendosim reciprocitet. Jo për të parandaluar dialogun por për të siguruar të jemi të barabartë”, është shprehur Abazi.

Madje, Abazi pretendon se shefi i Inteligjencës Amerikanë nuk e ka parë marrëveshjen e Thacit dhe Vuciqit për shkëmbimin e territoreve, e për të cilën vet Grenell tha se nuk ekziston.

“Ai (Grenelli) ka mundësi të mos e ketë parë marrëveshjen e Vuciqit dhe Thacit. Ai nuk e ka parë, mirëpo letra e presidentit Trump thuhet që cdo marrëveshje që arrihet nga palët, është e pranueshme për Amerikën”, shtoi Abazi.

05/29/2020 00:14

Vjen edhe deklarata e Grenell pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese