Lajme

Lajmërohet Grenell: Nuk është folur për shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë!

04/20/2020 17:44
nga:Norë Kelmendi

I dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi e ka mohuar sërish të jetë folur rreth shkëmbimit të territoreve.

Ai ka reaguar në këtë mënyrë rreth konferencës online të Kurtit për mediet ndërkombëtare, organizuar nga “PresseClub Concordia” me seli në Vjenë.

“Nuk ka pasur absolutisht fjalë për shkëmbim territoresh prej meje – dhe nuk është diskutuar prej askujt tjetër në praninë time. Këtë e kemi thënë shumë herë”, ka shkruar ai në Twitter.

Postimit, Grenelli ia ka bashkëngjitur një citat të analistit dhe gazetarit boshnjak, Jasmin Mujanoviq, i cili ka përmbledhur konferencën online të Kurtit. Mujanoviq, në Twitter shkruan se Kurti gjatë konferencës ka deklaruar se “bisedimet për shkëmbim territoresh kishin nisur gjatë mandatit të Frederica Mogherinit dhe se po udhëhiqen drejtërsëdrejti nga zyret e Vuçiqit dhe të Thaçit. Grenelli e kishte marrë këtë ide dhe ka vazhduar t’i bëjë presion bllokut të Kurtit për të lëshuar pe ndaj asaj që ai (Kurti) e ka quajtur zgjidhje e pamatur e shpejtë”.

05/18/2020 19:06

​Kurti e lavdëron Grenellin: Nuk ia deshi të keqen Kosovës!