Lajme

‘Lajmërohet’ edhe njëherë Avdullah Hoti: Flet për postin e presidentit dhe koalicionin me VV-në

01/19/2020 11:33
nga:Gazeta Blic

Pozita e presidentit, e cila do të lirohet pas një viti është bërë ndër tjera ‘mollë sherri’ për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Person unifikues dhe jo politik, është kërkesa e partisë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, si dhe të njohësve të rrethanave politike.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se në përpjekjet për koalicion qeverisës me Vetëvendosjen për të balancuar pushtet, atyre iu takon pozita e të parit të shtetit. Për këtë pozitë u shpreh se i kanë njerëzit më të respektuar të shoqërisë.

Kaq e sigurt për emërimin e një kuadri të LDK-së për president, nuk u shpreh anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës thotë se edhe në arritjen e një marrëveshje të mundshme, jo domosdoshmërish i propozuari për presidenti duhet të jetë pjesë e LDK-së.

Se LDK ka kuadro për pozitën e presidentit e thotë edhe profesori universitar, Mazllum Baraliu, por thekson se varet se kush do të jetë dhe se a është njeri i besimit që të votohet.

Ndryshe thotë njohësi i rrethanave politike, Riza Smaka, për të është e pamoralshme që tash t’iu garantohen posti i presidentit.

Në diskutimet mes partisë fituese të zgjedhjeve, LVV dhe partisë së dytë, LDK për formimin e qeverisë është duke negociuar edhe pozita e presidentit. Përkundër që është raportuar se LDK në këto takime ka propozuar, Kujtim Shalën për president, këta të fundit e kanë mohuar një gjë të tillë, shkruan kosovapress.

Ndër tjerash është përmendur mundësia që edhe kryetari aktual, Isa Mustafa të merr këtë postë të rëndësishëm.

05/30/2020 16:27

Kryeministri në ardhje këndon këngën “N’Rahovec e kemi konakun….”