Lajme

Lajmërohet edhe Melihate Tërmkolli e LDK-së: Thotë se Vetëvendosje po shantazhon shtetin dhe “popullin”!

12/26/2019 12:15
nga:Gazeta Blic

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në vend.

Ajo ka shkruar në Facebook se partia e Albin Kurtit po e shantazhon shtetin dhe popullin, raporton Gazeta Blic.

“Nuk është koha për shantazhe, për hedhje faji as për viktimizim. Formojini institucionet, me LDK-në apo me kë të doni”, ka shkruar ndër të tjera Tërmkolli.

Reagimi i plotë i saj:

VV, po shantazhon shtetin dhe “popullin”!

Njëri nga eksponentët kryesorë të VV, mbrëmë deklaroi se nëse nuk bëhet qeveria e VV, “të gjithë do të largohemi” nga Kosova, sepse qeveria e VV “ është shpresa e fundit”.

Nuk ka shantazh më të madh që i bëhet Kosovës se sa deklaratat e tilla të tipit marksist-leninist, se nëse ata nuk e kanë tërë pushtetin, në këtë vend ndodhë apokalipsi, bëhet hataja, përmbyset krejt bota. E vërteta është se është krijuar një “shpresë”, më tepër një eufori nga shumë segmente të interesuara për situata të tilla.

Në fakt, në radhë të parë, për shkak të qeverisjes kriminale në këtë vend për kohë të gjatë. E ditur, se euforitë, si gjithnjë janë iracionale, shpejt vijnë edhe më shpejt shkojnë. Tani qytetarët dhe të gjithë po shohin se VV-ja, më tepër se shtetin, e duan pushtetin. Përdorimi i frikës për zbrazje të Kosovës, si atu për një pushtet absolut, është e rrezikshme dhe e papranueshme.

Zbrazja tanimë mund të rritet në radhë ta parë për shkak të paaftësisë së VV-së për formimin e institucioneve.

Përtej euforisë dhe shantazheve, është koha që VV të kuptojë përgjegjësitë e saj në situatën e tanishme, si përgjegjësja kryesore për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019. Apokalipsi i Kosovës ka përfunduar më 1999.

Thirrja dhe nxitja për një apokalips të ri në këtë vend, jo veҁ që nuk e amniston VV-në nga përgjegjësia por e bënë fajtorin kryesor. Nuk është koha për shantazhe, për hedhje faji as për viktimizim. Formojini institucionet, me LDK-në apo me kë të doni.

Përndryshe, në vazhdën e mendësisë së saj politike, nuk është ҁudi që VV, edhe në seancën e sotme konstituive të Kuvendit të hedhë gaz lotsjellës (helmues), ose nesër të organizojë protesta. Është e dhimbshme nëse dijnë të bëjnë vetëm këtë. 

Vjen “kërcënimi” i radhës për LDK-në nga Vetëvendosje: Bashkangjituni në fitore, ose shkojmë në zgjedhje!

06/02/2020 21:15

U shkarkua nga Kurti, por Agim Veliu sërish do ti kthehet ministrisë së vjetër!