Lajme

“Lajmërohet” Donika Gërvalla nga Lista e Vjosa Osmanit: I del në mbrojtje fuqishëm Arben Vitisë, derisa sulmon mediat

04/16/2021 23:27
nga:Gazeta Blic

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla është inkuadruar në debatin për vaksinat.

Ajo i ka dalë në mbrojtje fuqishëm ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitija, derisa ka akuzuar mediat që s’po e raportojnë të vërtetën.

“Më lejoni që me përgjegjësi të plotë t’ju siguroj, si e përfshirë në të gjitha proceset e sigurimit të vaksinave, që as edhe një rrjesht i vetëm nga publikimet e sotme nuk është i vërtetë. Ministria e Shëndetësisë nuk ka rrezikuar asnjë afat të vetëm dhe të gjithë së bashku do të shohim gjatë ditëve në vijim rezultatin e përpjekjeve kolosale për sigurimin e vaksinave për të gjithë qytetarët e Republikës. Spekulimet e përmendura janë thjesht të pavërteta.”, ka shkruar ajo.

Reagimi i plotë:

Vaksinat dhe të pavërtetat rreth tyre
Absolutisht asgjë të vërtetë nuk ka në akuzat e sotme drejtuar ministrit Vitia, se gjoja nuk paska nënshkruar një kontratë të caktuar dhe në këtë mënyre paska rrezikuar ardhjen e një kontigjenti të caktuar vaksinash.
Sot, si Ministre e Punëve të Jashtme kam qenë pjesë e një konference me institucione të BE-së me ministrat e Ballkanit Perëndimor. Kemi biseduar vetëm rreth vaksinave. Përmbajtja e konferencës është konfidenciale dhe natyrisht që nuk do ta shkel konfidencialitetin e premtuar.
Ju siguroj që Qeveria e Republikës së Kosovës dhe mbi të gjitha Ministri i saj i Shëndetësisë Arben Vitia kanë ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm dhe kanë plotësuar të gjitha kushtet formale për të mos humbur as edhe një vaksinë të vetme për qytetarët e Republikës. Përkundrazi, të gjitha zvarritjet dhe pengesat e paraardhësve tanë të pakujdesshëm i kemi elemininuar dhe në këtë aspekt jemi në një hap me të gjithë fqinjtë tanë.
Informacionet e portaleve të ashtuquajtura “informative” janë duke manipuluar me gjendjen e rëndë të pandemisë dhe frikën e qytetarëve nga pasojat e sạj.
Më lejoni që me përgjegjësi të plotë t’ju siguroj, si e përfshirë në të gjitha proceset e sigurimit të vaksinave, që as edhe një rrjesht i vetëm nga publikimet e sotme nuk është i vërtetë. Ministria e Shëndetësisë nuk ka rrezikuar asnjë afat të vetëm dhe të gjithë së bashku do të shohim gjatë ditëve në vijim rezultatin e përpjekjeve kolosale për sigurimin e vaksinave për të gjithë qytetarët e Republikës. Spekulimet e përmendura janë thjesht të pavërteta.
Lus portalet e ndryshme që në vend të shpërndarjes së gënjeshtrave të heshtin kur nuk janë të gatshëm të ndihmojnë. I bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të kërkojë përgjegjësi ligjore nga të gjithë ata që me shpërndarjen e gënjeshtrave përpiqen të krijojnë panik të panevojshëm dhe të destabilizojnë vendin.
Së fundi, nga përvoja e fituar gjatë javëve të fundit, dëshiroj të falënderoj Ministrin Vitia dhe të gjithë e ekipin e Ministrisë së Shëndetësisë për angazhimin kolosal në përballimin e pandemisë dhe pasojave të saj.

Ndryshe, sot mediat kanë raportuar se ministri Arben Vitija nuk e ka nënshkruar kontratën për sjelljen e qindra mijëra vaksinave në Kosovë.

Pas kësaj ka reaguar Vitia, duke e quajtuar si lajm të pavërtetë.

 

Zemaj për sigurimin e vaksinave: Dëshpëruese të kemi vonesa një minutë, lëre më me muaj