Lajme

“Lajmërohet” Astrit Haraqija pas mocionit ndaj Albin Kurtit: Mirë është mos me lujtē, me zjarrē, ujē, Edhe LDK!

03/20/2020 17:43
nga:Gazeta Blic

Ish- ministri i Kulturës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar pasi partia e tij e ka dorëzuar në Kuvend mocionin ndaj qeverisë Kurti.

Ai duke ironizuar me qeverinë Kurti, ka shkruar se nuk është mirë që të luhet me LDK-në, raporton Gazeta Blic.

“Mirë është mos me lujtē, me zjarrē, ujē, Edhe LDK!”, ka shkruar Haraqija.

Pas orëzimit të mocionit nga ana e LDK-së, kanë reaguar nga Vetëvendosje.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka komentuar dorëzimin e mocionit ndaj qeverisë Kurti nga LDK.Ai në një deklaratë të dhënë për Gazeta Blic ka theksuar se me këtë mocion LDK e Isa Mustafës po i ndihmon Hashim Thaçi.

“Po i ndihmon Thacit në realizimin e qëllimeve të tija”, tha ai për Gazeta Blic.

Sipas tij, mocioni po ia mundëson Hashim Thaçit që ta bëjë gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë, duke e rrëzuar Qeverinë Kurti.

“Absolutisht. Tërheqja e tij prej të jashtëzakonshme, se do ta bëjë gjendjen e jashtëzakonshme duke e rrëzuar qeverinë. Mendoj që është gabim i madh që LDK është lëshuar në eksperimentime të Hashim Thaçit”, tha ai për Gazeta Blic.

LDK e dorëzon mocionin në Kuvend

01/16/2020 19:10

Haraqija: Do të rikthehem në politikë