Lajme

Lajmërohet AAK për Istogun, ka një përgjigje për Haki Rugovën e LDK-së

12/18/2017 14:25
nga:D.I

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Blerim Kuqi në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka thënë se AAK nuk ka ndonjë rezultat tjetër për zgjedhjet në Istog përveç atyre që i kanë dhënë dje KQZ, ku fitues ka dalë Gani Dreshaj.

Kuqi ka mohuar se kanë ndonjë informacion se kandidati i LDK-së, Haki Rugova ka arritur të marrë 75 vota me shumë se sa kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj.

Tutje ai tha se janë duke pritur informata zyrtare nga KQZ e më pas të flasin.

“Nuk kemi informatë se Rugova ka arritur të dalë i pari me 75 vota, përveç asaj që është dhënë nga KQZ herën e parë të tjera informacione nuk kemi, po presim të marrim informata zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, ka thënë Kuqi për Gazeta Blic.

Ndërkohë, “Gazeta Blic”, ka kontaktuar edhe me kandidatin e LDK-së, Haki Rugova i cili tha se rezultatet preliminare të shpallura nga KQZ, janë te gabuara dhe LDK është duke avancuar me 75 vota para AAK-së.

“Sipas rezultateve të KQZ komunale pa u numëruar votat me kusht ne jemi para AAK-së me 75 vota, kjo është e vërteta”, ka thënë Rugova.

Sipas Rugovës, KQZ ka gabuar me rezultatet, dhe sot gjatë ditës do të dihet fituesi.

“Mua më vjen keq, por KQZ ka gabuar me rezultatet preliminare nuk e di ka i kanë marrë ato rezultate, sepse kanë qenë rezultate të gabueshme, sot pritet numërimi i votave”, ka përfunduar ai.

Ndërkaq, dje në Istog është mbajtur rivotimi.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, fitues është kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj.

Dreshaj ka dalë fitues me 50 vota më shumë se kundër-kandidati i tij Haki Rugova.

/GazetaBlic.

01/16/2018 16:01

A e dini se Vlora Dumoshi ishte gruaja e këtij këngëtari të njohur?