Lajme

Lajme të mira nga Brukseli: Universum përfiton edhe 3 projekte të reja nga Komsioni Evropian

08/03/2020 15:10
nga:Gazeta Blic

Kolegji Universum është institucion lider i ndërkombëtarizimit. Institucioni me më së shumti bashkëpunime ndërkombëtare në vend dhe projekte të financuara nga Komisioni Evropian. Aktualisht Kolegji Universum po implementon 11 projekte në kuadër të “Erasmus+ Capacity Building”. Projekte këto të ngritjes së kapaciteteve në fushën e arsimit të lartë që mbështesin modernizimin, aksesin dhe ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë në vendet partnere.

3 projektet e fundit të aprovuara nga Komisioni Evropian janë “Knowledge Triangle for a Low Carbon Economny”, “Inclusive tertiary EDucation in the West BAlkanS” dhe “MSc course in STEAM education – STEAMedu”.

Kjo i kontribon shumë ngritjes së kapaciteteve të brendshme të Kolegjit Universum, përmirësimit të cilësisë, zhvillimit të kurrikulave, zhvillimit profesional të stafit përmes trajnimeve dhe vizitave në universitetet partnere dhe nxitjen e shkëmbimeve kulturore.

Disa nga projektet tjera të implementuara nga Kolegji Universum në bashkëpunim me Universitetet më prestigjoze në Evropë janë ITEM (Innovative Teaching Education in Mathematics), STEPS (MSc in Sustainable Food Production Systems), E-VIVA (Enhancing and Validating Service-Related Competencies in Versatile Learning Environments in Western Balkan Universities), E- UNITE (European Youth Network for Diversity and Tolerance), REBUS (Ready for Business), E-Drive, INTERBA, CONSUS dhe TEMPUS. Shiko listen e universiteteve partnere në këtë projekte.

Për më shumë informata ndiqni në facebook & instagram, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062.

 

(Artikull i sponsorizuat nga Kolegji Universum)