Sporti

Lajm shumë i keq për Kosovën, lëndohet ylli i përfaqësueses

10/11/2018 10:55
nga:M K

Kosova sot me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do t’a luajë ndeshjen kundër Maltës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Takimi është i vlefshëm për xhiron e tretë të grupit të tretë në Ligën D, shkruan GazetaBlic.

Por para se të filloj ndeshja, kombëtarja ka marrë një lajm tejet të keq.

Mbrojtësi Leart Paqarada është lënduar dhe nuk do të paraqitet fare në këto dy ndeshje. Ai është lënduar në stërvitjet e djeshme. Për këtë ngjarje ka dhënë njoftim zyrtar edhe shtëpia numër një e futbollit kosovar.

Më poshtë njoftimi i federatës:

“Futbollisti i Kombëtares A Leart Paçarada, është lënduar gjatë stërvitjeve, ndaj nuk do të jetë në gjendje që ta ndihmojë ekipin në këto dy ndeshje dhe ai udhëton menjëherë për Gjermani”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

/GazetaBlic/

10/16/2018 21:58

Kosova mund t’a luajë finalen e Play-Offit si vendas, mësoni sistemin