Lajme

Lajm që do t’i gëzojë të gjithë, Petrol Company kthen buzëqeshjen e Amarit dhe Amirit, binjakëve të vegjël!

04/23/2019 09:59
nga:Gazeta Blic

Petrol Company është duke vazhduar me kampanjën e saj humanitare ku ka për qëllim ndërtimin e 8-të shtëpive për 8-të familje në nevojë, duke ndarë nga 1 CENT nga fitimi i saj dhe pa dyshim mbështetës kryesor të kësaj kampanje janë klientët e Petrol Company.

Si duket mjetet për ndërtimin e shtëpisë së parë për familjen e parë skamnore janë grumbulluar pasi që Petrol Company tashmë vecse është duke ndërtuar shtëpinë e parë 5 dhomëshe të Amarit dhe Amirit binjakëve të vegjël, të cilëve ëndrra ju është bërë realitet për tu përshëndetur me tmerrin që kanë jetuar për 5 vite me radhë të jetës së tyre së bashku me 8-të anëtarët tjerë të familjes.

Familja e z.Besim Bajrami kanë jetuar për vite me radhë në kushte minimale shumë të vështira për jetë, dhjetë anëtarët jetuan në një dhomë ku për të cilën është dashur të mendojnë edhe sigurimin e  mjeteve për ta paguar qeranë e saj, sepse Besimi dhe anëtarët tjerë rrallë herë kanë pasur mundësi të punojnë për ti siguruar pagesën e qerasë dhe më pas për të siguruar ushqim për Amarin dhe  Amirin e vogël, sigurisht edhe për anëtarët tjerë. Besimi falenderon shumë Petrol Company per realizimin e ëndrres së tyre.

Petrol Company shumë shpejtë do të bëjë edhe dorëzimin e shtëpisë së re në prani të mediave tona, ku pa dyshim që në këtë rast përgëzojmë Petrol Company dhe klientët e saj për këtë gjest kaq të madh humanitar.

Vlen të ceket që Petrol Company vazhdon me kampanjën e saj humanitare ku do të ndërtojë edhe 7-të shtëpi tjera për t’i strehuar edhe 7-të familje në nevojë.