Sporti

Lajm i mirë për Real Madridin, skuadrës i rikthehet ky lojtar

11/14/2017 10:46
nga:E.A

Në xhiron e radhës në La Ligan spanjolle do të zhvillohet derbi madrilien në mes të Atletico Madrid dhe Real Madrid.

Skuadra e Zinedine Zidane ka marr një lajm të mirë, pasiqë është raportuar qe Dani Carvajal do të rikthehet në këtë përballje, transmeton Gazeta Blic.

25 vjeçari u diagnostikua me një problem në membranë që mbyll qarkullimin e gjakut në zemër.

Sipas “Marca”, Carvajal është rikthyer në stërvitje dhe ai tanimë ndihet i gatshëm për ndeshjen e fundjavës ndaj Atleticos.

Ky takim zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:45.

Aktualisht këto dy skuadra gjenden në vendin e tretë përkatësisht të katërt në tabelë me pikë të barabarta, me gjithsejt 23 pikë. /GazetaBlic/

 

01/17/2018 17:41

Valverde vjen me një deklaratë interesante për Real Madridi