Sporti

Lajm i mirë për Messin para sfidës me Francën, ja çka thotë historia

06/27/2018 14:02
nga:Lorik J

Argjentina do të takohet me Francën në 1/8 e finales së Kupës së Botës.

Kjo do të jetë një nga ndeshjet më interesante të Kupës së Botës deri më tani, pasi dy favoritët e botërorit do të luajnë përballë njëra-tjetrës, shkruan GazetaBlic

Sipas asaj që është parë gjatë fazës së grupeve, Franca është paksa më favorite për të kaluar në pavarësisht faktit se historia thotë diçka tjetër, sepse në Kupat e Botës ata ende nuk e dinë se çfarë do të thotë fitorja kundër Argjentinës.

Në të kaluarën, Franca dhe Argjentina janë ballafaquar dy herë.

Hera e parë kur dy kombëtaret janë takuar në Kupën e Botës ka qenë në vitin 1930, kur Argjentina fitoi me rezultatin 1-0.

Franca dhe Argjentina u takuan edhe në vitin 1978, kur Argjentina si mikpritëse e Kupës së Botës e mposhti Francën me mjaft vështirëse me rezultatin 2-1 në fazën e grupeve.

Argjentina dhe Franca do të ndeshen të shtunën me 30 qershor.

/GazetaBlic/

10/18/2019 22:50

Neymar te Barcelona, Messi zbulon prapaskenat te katalunasit