Lajme

Lajm i mirë për Kosovën vjen nga Zvicra

11/14/2017 17:45
nga:M H

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka takuar ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebert, me të cilin kanë diskutuar për prioritetet në sektorin e drejtësisë, reformat në fushën legjislative, me theks të veçantë në avancimin e kornizës ligjore në fushën penale dhe civile.

Ministri Tahiri shprehu përkushtimin për fuqizimin e sundimit të ligjit, krahas pritjeve të qytetarëve dhe modeleve më të avancuara demokratike.

Gjithashtu ministri Tahiri e njoftoi ambasadorin Lebert për përmbushjen e obligimeve që dalin nga Agjenda për Reforma Evropiane.

 

Ambasadori zviceran, Jean-Hubert Lebert ka potencuar edhe njëherë mbështetjen e shtetit të tij për fushën e sundimit të ligjit dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim bilateral.

11/22/2017 10:01

Thaçi: Kosova dhe Kanadaja do ta kenë Marrëveshjen për Mbrojtje të Investimeve