Sporti

Lajm i madh për stadiumin Kombëtar të Kosovës

12/07/2017 15:23
nga:E.A

Sot gjatë ditës Ministri Gashi ka takuar Sekretarin e shtetit për Administratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hungarisë, Csaba Balogh, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.

Ata gjithashtu biseduan edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy shteteve.

Një nga temat kryesore të bisedimit ka qenë zbatimi I projekteve konkrete, siç është ai i ndërtimit të Stadiumit Kombëtar të Kosovës, ku të dy janë pajtuar për të shikuar mundësinë e mbështetjes financiare të Kosovës për këtë projekt, përmes kredisë së butë që mund ta jap Hungaria.

Gjithashtu Ministri Gashi është takuar edhe me Komisionarin Ministror të Qeverisë hungareze Istvan Joo, me të cilin kanë diskutuar për mundësitë konkrete të mbështetjes financiare të projektit për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës, përmes kredisë së butë që Hungaria mund ta ofrojë për Republikës së Kosovës.

Csaba Balogh dhe Istvan Joo kanë rikonfirmuar vullnetin e shtetit hungarez për të realizuar edhe projekte të tjera jo vetëm në fushën sportive por edhe në ato të kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

Ministri Gashi dhe MKRS-ja do mbetën të përkushtuar që në pjesën e parë të vitit të ardhshëm të fillojnë proceduarat për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar, si njërin ndër projektet kapitale më të rëndësishme në fushën e sportit.

Gjatë ditës së sotme Ministri Gashi do të vizitojë edhe Stadiumin Kombëtar “Groupama Arena” në Budapest, me ç’rast do të shoh nga afër përvojat e shtetit hungarez në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e stadiumeve nacionale.

12/10/2017 17:12

Gashi pjesë e ceremonisë “Europian Film Awards 2017’në Berlin