Zlatan Ibrahimovic është gati të kthehet në fushë.
Suedezi i Milanit po vazhdon punën e tij të personalizuar për t’u rikuperuar pas operacionit në gju majin e kaluar dhe për herë të parë sot e bëri këtë me topin në këmbë, përcjell GazetaBlic Sport.
Një moment shumë i rëndësishëm dhe i shumëpritur për Ibrën, i cili e ka pritur që nga lëndimi i rëndë, të cilin sulmuesi ka dashur ta ndajë me fansat e shumtë të kuqezinjve që e ndjekin në Instagram, përmes një story.
⏳⚽️? @Ibra_official pic.twitter.com/J8Fw15WCNO
— MilanNews.it (@MilanNewsit) January 24, 2023


