Sporti

Lajm i mirë nga “Zonja e Vjetër” | Asnjë lojtar s’është prekur nga Covid-19, përveç Ruganit

03/13/2020 15:17
nga:M K

121 anëtarë, trajnerë e zyrtarë të klubit të Juventusit janë vënë në karantinë.

Një lajm i mirë ka ardhur nga Italia, ku raportohet se asnjë lojtar tjetër përveç Ruganit nuk është prekur nga koronavirusi, përcjell GazetaBlic.

Të gjithë prej tyre tashmë i janë nënshtruar testit, si masë parandaluese, derisa duket se secili nga ta ka rezultuar negativ.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim, kurse tashmë dihet se Cristiano Ronaldo nuk do të kthehet në Itali, pasi momentalisht qëndron në Madeira të Portugalisë, ku i është nënshtruar karantinës.

Kujtojmë se kampionati italian është pezulluar deri me 3 Prill, por me gjasë nuk do të luhet deri në Maj.

/GazetaBlic/

07/07/2020 23:45

Milani shënon fitore me aromë evropiane, Juventusi s’ka arsye për t’u shqetësuar