Sporti

Lajm i mirë nga Spanja: Prej 2 Majit lejohen stërvitjet për sportistët profesionistë

04/28/2020 19:33
nga:M K

Stërvitjet indiviuale për sportistët profesionistë në Spanjë do të jenë të mundshme nga 2 Maji.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez përmes një prononcimi për media, përcjell GazetaBlic.

“Sportistët profesionistë do të jenë në gjendje të stërviten individualisht nga 2 Maji”, ka thënë mes tjerash Sanchez.

Kështu të paktën parashihet të jetë faza e parë, kurse ende nuk janë publikuar ato të radhës, pra për të mësuar më konkretisht se kur ekipet do të mund t’iu rikthehen stërvitjeve ekipore.

Kujtojmë, Spanja është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi në kontinentin e vjetër, teksa mbetet të shihet nëse gradualisht do t’ia arrijë që t’i kthehet normalitetit.

/GazetaBlic/

06/24/2020 23:53

Eleganca e Vinicius dhe perla e Ramos, mjaftojnë | Real Madridi rikthehet në krye të La Ligas