Sporti

Lajm i madh: Barcelona e fton për ndeshjen e nesërme sulmuesin shqiptar Rey Manaj

02/14/2020 13:35
nga:Mergim Rreci

Barcelona ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Getafes nesër.

Ndeshja e nesërme do të jetë shumë e rëndësishme për faktin që skuadra nga Katalunia kërkon vazhdimësi, sidomos pas problemeve të fundit që kanë ndodhur brenda skuadrës.

Lajmi më i mirë vjen për sulmuesin shqiptar Rey Manaj i cili është ftuar për ndeshjen e nesërme ndaj Getafes nga ekipa B, shkruan Gazeta Blic.

Manaj u transferua në janar nga Albacete për ekipin e Barcelonës B, ndërsa pas mungesave të sulmuesve Rey Manaj është i ftuar për këtë ndeshje.

Kujtojmë që sulmuesi shqiptar kishte edhe fatin me vete pasi që Luis Suarez dhe Dembele u dëmtuan dhe nuk do të jenë prezentë në fushën e lojës edhe për shumë kohë.