Sporti

Lajm i kobshëm nga Franca, ndërron jetë ish-futbollisti i PSG-së

05/22/2020 13:37
nga:M K

Një lajm trishtues nga Franca. Ish-futbollisti i akademisë së PSG-së, Jordan Diakese ka ndërruar jetë në moshën 24 vjeçare.

Këtë e konfirmoi vetë klubi aktual i futbollistit, FC Furioni përmes rrjeteve sociale, përcjell GazetaBlic.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë për vdekjen e futbollistit tonë, Jordan Diakese.

Një lojtar fenomenal e një njeri që gjithmonë buzëqeshte dhe ndihmonte shokët e skuadrës. Klubi ynë është në zi. Ngushëllime familjes dhe miqve”, thuhet në njoftimin e Furianit.

Ai ka luajtur për gjeneratat U20 dhe U21 të Francës, por që nuk pati fat me akademinë e kampionëve francezë, pasi asnjëherë nuk iu dha rasti të luante me ekipin e parë.

/GazetaBlic/

06/23/2020 20:58

Tre futbollistë të PSG rezultojnë pozitivë me koronavirus