Qendërmbrojtësi i Fenerbahces dhe Kombëtares së Turqisë, Çaglar Soyuncu është jashtë fushës për shkak të një dëmtimi që e vë në dyshim për Euro 2024.
Soyuncu ka pësuar lëndim në ndeshjen e xhiros së fundit të Superligës së Turqisë ndërmjet Fenerbahçes dhe Istanbulsporit.
Fillimisht u duk se lëndimi ishte i lehtë, por lojtari nuk e ka përballuar intensitetin e stërvitjes dhe parashikimet janë që lojtari të pushojë për rreth një muaj.
Problemet për lojtarin janë në muskulin e kofshës.
/GazetaBlic Sport