Nga dita e enjte nuk do të ketë sporte kolektive, por veç ato individuale.
Kështu ka bërë të ditur mbrëmë qeveria me anë të një draft-vendimi për aktivitetet sportive, përcjell GazetaBlic.
Sipas këtij draft-vendimi, shkollat e futbollit dhe ato të sporteve tjera që veprojnë në kuadër të angazhimeve në hapësira të hapura e të mbyllura, do të ndalohen deri në një vendim të ri.
Vendimi pritet të zyrtarizohet më së largu nesër në mbrëmje, kurse do të jetë në fuqi deri në vendimin e ardhshëm eventual.
Këto masa erdhën si pasojë e rritjes enorme të rasteve të reja me koronavirus.
/GazetaBlic/