Sporti

Lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën para ndeshjes me Anglinë

09/10/2019 10:00
nga:M K

Kosova sot përballet me Anglinë në kuadër të kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian.

Me fillim nga ora 20:45, djelmoshat kosovarë do ta kenë ndoshta testin më seriozë që nga pranimi në shtëpinë numër një të futbollit evropian, kuptohet nëse mund të quhet serioz, pasi Anglia llogaritet favorit absolut për këtë takim, shkruan GazetaBlic.

Por, për të besuarit e Challandes, ka ardhur një lajm tejet i mirë, sa i përket tifozëve.

Në ditët e fundit një numër i konsiderueshëm i tifozëve kanë udhëtuar drejt Southamptonit ku pritet ta mbështesin Kosovën në ndeshjen më të vështirë deri më tani në eliminatoret e Euro 2020.

Sipas informatave të fundit, në përkrahje të Kosovës do të jenë afro 1500 sosh.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në “St. Marys Stadium”, derisa ne gjatë gjithë ditës do t’iu mbajmë të informuar për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

09/18/2019 22:41

Çmenden serbët – Sportistët kosovarë ngrisin flamurin kombëtar dhe atë shtetëror në mes të Serbisë