Lajme

LAJM I FUNDIT/ Përkeqësohet gjendja e kryeministrit britanik, kalon në terapi intensive

04/06/2020 21:27
nga:Gazeta Blic

Është përkeqësuar mesa duket gjendja e kryeministrit britanik Boris Johnson i prekur nga koronavirusi.

BBC shkruan se orët e fundit ai ka ka kaluar në terapi intensive.

Johnson u shtrua një ditë më parë në spital, siç u tha për të bërë disa analiza më shumë, por mesa duket gjendja ka qenë më serioze.

‘’Që nga e diela në mbrëmje, kryeministri ka qenë në përkujdesjen e mjekëve në Spitalin e Shën Tomasit në Londër, pasi ishte pranuar për shkak të simptomave të vazhdueshme të koronavirusit’’, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të kryeministrisë.

‘’Gjatë kësaj pasdite, gjendja e kryeministrit është përkeqësuar, dhe me këshillën e ekipit të tij mjeksëor, ai është dërguar në Dhomën Intensive në spital’’, thuhet tutje.

‘’Kryeministri ka kërkuar që Sekretari i Punëve të Jashtme, Dominic Rabb, që është edhe Sekretari i Parë i Shtetit, që të zëvendësojë atë kur është nevoja. Kryeministri po merr përkujdesje të mrekullueshme, dhe falënderon të gjithë stafin e NHS’së për punën e tyre të palodhshme’’, shtoi ai.

LAJMI I FUNDIT: 20 raste të reja me koronavirus