Sporti

Lajm i bujshëm nga Anglia, Hazard po rtikthehet tek Chelsea

12/16/2021 11:48
nga:Mergim Rreci

Karriera e Eden Hazard në Real Madrid duket se po i vjen fundi, pavarësisht se ka kontratë deri në vitin 2024.

Sulmuesi belg, 30 vjeç, nënshkroi për madrilenët në vitin 2019, nga Chelsea, për 120 milionë euro dhe periudha e tij në klubin spanjoll konsiderohet tashmë një nga fiaskot më të mëdha në historinë e skuadrës, përcjell GazetaBlic Sport.

Lëndimet dhe problemet e përsëritura fizike e kanë bërë të vështirë për ta treguar veten, deri në atë pikë sa trajneri Carlo Ancelotti ka pak ose aspak lidhje me të.

Megjithatë, lojtari dëshiron të rifillojë karrierën e tij dhe është i gatshëm të kthehet në Chelsea, sipas gazetës britanike The Mirror.

Roman Abramovich, pronar i klubit londinez, sipas The Mirror, tashmë ka miratuar rikthimin e belgut dhe në janar mund të dalë me një propozim prej 30 milionë eurosh për të bindur Blancos që ta lirojnë futbollistin.

/GazetaBlic Sport/