Sporti

Lajm “bombë” nga Spanja: Zidane mund të shkarkohet të shtunën

09/12/2019 12:28
nga:M K

Zidane mund të shkarkohet të shtunën.

Kështu bëjnë të ditur mediat spanjolle, që e lidhin francezin me një largim nga “Santiago Bernabeu”, shkruan GazetaBlic.

Sipas raportimeve të fundit nga gadishulli Iberik, e ardhmja e tij në Real Madrid është në dyshim pas bilancit aspak pozitiv në javët e para të edicionit të ri në La Ligë, që ka shtuar dyshime se mund të ndodh që kryesia e klubit të vendos për shkarkimin e tij, paralajmëron “AS”.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fundjavë, ku galaktikët presin Levanten.

“Los Blancos” nga tre ndeshjet e para kanë shënuar vetëm një fitore, derisa kanë shtuar edhe dy barazime.

/GazetaBlic/

10/19/2019 23:13

Mallorca – Real Madrid, notat e futbollistëve