Sporti

Lajm “bombë” nga Italia – Juventusi i propozon PSG-së shkëmbimin Neymar – Ronaldo

11/11/2020 09:07
nga:M K

Një lajm “bombë” ka qarkulluar mbrëmë në orët e vona në Itali.

Ka qenë gazetari i njohur, Tancredi Palmeri, i cili përmes rrjetit sociale “Twitter” e ka shpërndarë lajmin ku thuhet se Juventusi ia ka bërë gati një ofertë PSG-së për shkëmbimin e bujshëm Ronaldo – Neymar, përcjell GazetaBlic.

Madje, shpalosen edhe detajet. Plani është që secili prej tyre të huazohen te skuadrat respektive.

Megjithatë, nuk konfirmohet koha se kur mund të ndodhë një gjë e tillë. Momentalisht, mundësia ekziston që ky shkëmbim të bëhet realitet në verën e vitit të ardhshëm.

/GazetaBlic/

12/15/2020 14:06

Pësoi lëndim të tmerrshëm ndaj Lyonit, ja kur do rikthehet Neymar